Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KE: Zgjedhjet në Kosovë përmbushin standardet, të hiqet tarifa për mallrat serbe

schedule14:18 - 8 Tetor, 2019

schedule 14:18 - 8 Tetor, 2019

Komisioni Europian konsideron se zgjedhjet në Kosovë përmbushin standardet ndërkombëtare demokratike, me përjashtim të disa parregullsive të shfaqura në zonat ku jetojnë serbët e Kosovës. Ky është mesazhi i përcjellë nga zëdhënêsja Maja Koçijançiç, e cila i është referuar deklaratës së  kryediplomates së Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisionerit për zgjerimin dhe politikën e fqinjêsisë, Johannes Hahn. Mogherini dhe Hahn nënvizojnë në deklaratën e tyre pritshmërinë për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së Kosovës.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Zgjedhjet në Kosovë ishin të rregullta dhe paqësore. Bashkimi Europian pret tani formimin e qeverisë së re në Kosovë sapo të përfundojnë proçedurat përkatëse. Kjo është e rëndësishme, pasi do t’i mundësojë Kosovës të vazhdojë punën në reformat ekonomike,dhe sociale, të forcimit të shtetit ligjor, të zbatimi të marrëveshjes së MSA-së, si dhe vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne presim që gjithë faktorët politikë të angazhohen për këto procese, që janë kyçe për të ardhmen e Kosovës për integrimin europian të Kosovës, por ç’është më e rëndësishmja për qytetarët e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Raporti paraprak i prezantuar këtë mëngjes nga misioni ynë vëzhgues në Kosovë. thotë, se zgjedhjet në Kosovë  ishin transparente dhe të administruara mirë, por ku dalin gjithashtu në pah disa parregullsi, që ne presim që të trajtohen”.

Koçijançiç ka përsëritur se qëndrimi i Bashkimit Europian lidhur me tarifat 100% të vendosura nga qeveria Haradinaj për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë—Hercegovina nuk ka ndryshuar. Për Bashkimin Europian, kjo taksë duhet të hiqet. /ABC news Albania 24/7



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!