Katër të pezulluar në Superiore, Vllaznia skuadra më e dëmtuar

schedule10:46 - 14 Maj, 2021

schedule 10:46 - 14 Maj, 2021

E hëna rikthen Superioren, por janë disa lojtarë që nuk mund të aktivizohen për shkak të kartonëve të verdhë. Skuadra më e penalizuar këtë javë do të jetë Vllaznia, që nuk do të ketë dy lojtarë në sfidën me Kastriotin.

E sigurt është që këtë herë Mevlan Adili nuk do të jetë protagonist me shtyrjet e tij në zonë, që te Kastrioti nuk i harrojnë për shkak se pretendojnë për dy penallti të padhëna në dy duelet mes këtyre dy skuadrave.

Mbrojtësi i qendrës ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk është i vetmi. I pezulluar për sfidën me krutanët është edhe prurja e janarit, mesfushori Milos Kalezic.

Teuta dhe Skënderbeu kanë nga një të pezulluar për sfidat e radhës. Për durrsakët trajneri Edi Martini duhet t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin Ildi Gruda, kurse te korçarët Uerdi Mara është ai që duhet ta ndjekë duelin me Apoloninë nga tribuna. /abcnews.al