Familja Kaloshi në Fushë Krujë ka përjetuar orë tmerri kur katër persona të armatosur e sulmuan dhe grabitën gjithçka gjetën aty.
Një familje u sulmua nga persona të armatosur dhe të maskuar në Fushë Krujë. Sipas policisë autorë të paidentifikuar hynë në banesën e Blerim Kaloshit 36 vjeçar dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volsvagen.
Vetë Kaloshi i tregoi ABC News, se ishin katër persona, dy me automatikë dhe dy me pistoletë. Ai u ka hapur portën kryesore kur njëri i vuri armën në kokë.
Kaloshi u dha dy milionë lekë që kishte në shtëpi, por ata grabitën çfarë gjetën, florinj e sende me vlerë. Kurse 36 vjeçarin e mbyllën me çelës në banjo.
Por sapo largoheshin nëe shtëpi mbërriti dhe nipi i Kaloshit, i cili pësoi të njëjtin fat.
Atij i morën 1 milionë e gjysëm lekë që kishte me vete dhe i grabitën edhe mjetin.
Kaloshi ka bërë denoncim në polici, po deri tani nuk ka asnjë gjurmë rreth një bande të armatosur që sulmoi në mes të qytetit.
Në polici dajë e nip kanë deponuar që autoret kishin dialekt verior.
/abcnews.al