Katër mësuese kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në Berat.
Burime bëjnë me dije për ABC se pozitive janë konfirmuar 2 mësuese në shkollën “22 Tetori” ndërsa një tjetër në shkollën “Ajet Xhindole”.
Ndërkohë pozitivë kanë rezultuar edhe dy fëmijë tek qendra e zhvillimit Rajonal në rajonin numër 3.
Berati numëron 419 raste pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë./mv.abcnews.al


