Katër fëmijë të infektuar me koronavirusin në Shqipëri, si është gjendja e tyre

schedule11:18 - 26 Mars, 2020

schedule 11:18 - 26 Mars, 2020

Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë është rritur në 174. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetit, mes të sëmurëve janë edhe katër fëmijë.

Raportohet se këta katër fëmijë nuk kanë shenja klinike dhe se deri më tani janë në gjendje të mirë. Njoftohet se ata janë kontakte të rasteve pozitive.

Prej kohësh tashmë, ekspertët e shëndetit kanë theksuar se fëmijët e vegjël kryesisht e kalojnë kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta ose pa simptoma fare. Por, edhe pse mund të mos jetë të rrezikuar, fëmijët mund ta transmetojnë virusin tek persona të tjerë.

Kujtojmë këtu se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 28 raste të reja. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë. /abcnews.al/