Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë mbyllet për shkak të koronavirusit.
Në këtë qendër janë 22 fëmijë nga zero në 6 vjeç, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.
ISHSH ka marrë vendimin për karantinimin për 14 ditë, për 9 pjesëtarët e stafit që rezultuan pozitiv dhe katër fëmijët e infektuar.
Katër fëmijët do të karantinoren në Shtëpinë e Foshnjes, në ambiente të ndryshme nga fëmijët e tjerë. Ndërsa pjesëtarët e stafit do të karantinoren në banesat e tyre.
Gazetari i ABC Elton Nika, raportoi se gjashtë pjesëtare të stafit të cilëve iu është bërë tamponi kanë rezultuar negativ dhe për një periudhë 14-ditore do të qëndrojnë në këtë institucion për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve.
Lexo edhe: Shkon në 8 numri i të infektuarve në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë
Vendimi për mbylljen e Shtëpisë së Foshnjës nga ISHSH, ka ardhur për shkak të rasteve të konfirmuara me COVID-19.
/abcnews.al/


