Kategoria Superiore/ Partizani “përplaset” me Vllazninë, supersfidë në “Arenën e Demave”

schedule10:53 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:53 - 6 Nëntor, 2023

Partizani pret Vllazninë në sfidën e fundit të javës së 12-të, me dy skuadrat që do të përplasen sot në orën 18:00.

“Demat e Kuq” vijnë nga 5 fitore radhazi dhe duan të marshojnë me këtë performancë drejt Egnatias kryesuese.

Nga ana tjetër, shkodranët e Osmanit kërkojnë me çdo kusht tre pikët, pasi kështu mund të largohen nga zona e ftohtë e të futen në garë për një vend në top katërshen./h.ll/abcnews.al