Kategoria e Parë, lumë golash, ja rezultatet e ndeshjeve

schedule17:08 - 23 Tetor, 2021

schedule 17:08 - 23 Tetor, 2021

Janë mbyllur edhe sfidat e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. Sfida qe kanë sjellur një lumë golash. Bylisi bën detyrën kundër Burrelit, duke fituar me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga De Oliviera 74′ .

Erzeni dhe Tomori fitojnë me rezultat të thellë, saktësisht Erzeni fiton 4-0 ndaj Pogradecit, me gola të shënuar nga Raboshta 14′ , Ymeri 30′ , Hidi 64′ , Xhabrahimi 67′, ndërsa Tomori me rezultatin 5-0 kundër skuadrës së Shkumbinit. Golat u shënuan nga Oshafi 4′ , Pepa 42′ , Vokrri 60′ , 75′ Myzeqari (autogol) , Manellari 90′.

Të gjitha rezultatet e Kategorisë së Parë:

Apolonia-Butrinti 1-0

Omeri 54′ (pen)

Burreli-Bylis 0-1

De Oliviera 74′

Erzeni-Pogradeci 4-0

Raboshta 14′ , Ymeri 30′ , Hidi 64′ , Xhabrahimi 67′

Korabi-Turbina 2-1

Raza 48′ , Marku 70′ / Hasaj 73′

Lushnja-Besëlidhja 3-0

Lajthia 14′ , 64′ , Zani 62′

Maliqi-Tërbuni 1-1

Qeleshi 59′ / Peqini 90′

Shkumbini-Tomori 0-5

Oshafi 4′ , Pepa 42′ , Vokrri 60′ , 75′ Myzeqari (autogol) , Manellari 90′

Vora-Besa 0-1

88′ Muçaj

Gjithsej në këto ndeshje të “Kategorisë së Parë” janë shënuar 20 gola. /f.a/abcnews.al