Kategoria e Parë edhe në mesjavë, mësoni 8 duelet e ditës së sotme

schedule08:58 - 24 Nëntor, 2021

schedule 08:58 - 24 Nëntor, 2021

Bylisi kërkon të marshojë në Kategorinë e Parë dhe sot do tentojë fitoren e dhjetë, kundër “pengesës” Shkumbini.

Prej orës 13:30 janë programuar duelet e radhës dhe Erzeni e Korabi, sikurse edhe Tomori, do mundohen të mbajnë të njëjtin ritëm për të luftuar për vendin e dytë.

Shijakasit luajnë në shtëpi kundër Burrelit, një kundërshtar për t’u vlerësuar. Korabi ka në plan transfertën kundër Lushnjës, kurse beratasit presin skuadrën e Butrintit, që drejtohet nga Artan Bano.

Një nga sfidat më interesante të ditës së sotme është ajo mes Tërbunit dhe Besës. Në program janë edhe Maliqi-Besëlidhja, Apolonia-Turbina dhe Vora-Pogradeci. / abcnews.al