Katari dhe Arabia Saudite bëjnë thirrje për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza

schedule08:45 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 08:45 - 6 Dhjetor, 2023

Në një deklaratë të përbashkët nga Këshilli Koordinues Katar-Saudi, emiri i Katarit dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë për katastrofën humanitare” në Rripin e Gazës.

Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman theksuan gjithashtu nevojën “për të ndaluar operacionet ushtarake në territoret palestineze dhe nevojën për të mbrojtur civilët në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë, shkruan Al Jazeera.

“Të dy palët theksuan gjithashtu rëndësinë e presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për të ndaluar zhvendosjen e detyruar të palestinezëve”, shtoi ai.

Të dy udhëheqësit i kërkuan gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të “intensifikojë përpjekjet” për të zgjidhur çështjen palestineze në përputhje me parimin e zgjidhjes me dy shtete dhe Nismës Arabe të Paqes./abcnews.al