“Karantinë” në PD/ Mbledhje në seli, përcaktohen kandidatët e bashkive

schedule17:16 - 21 Mars, 2023

schedule 17:16 - 21 Mars, 2023

Enkelejd Alibeaj ka vijuar mbledhjen me drejtuesit e qarqeve të veriut. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se diskutimet janë përqendruar në faktin se si PD do të shkojë në zgjedhje me kandidatë në 61 bashkitë apo duke toleruar disa bashki dhe duke ia lënë të lirë fushën kandidatëve të Sali Berishës.

Sipas gazetares, është diskutuar gjithashtu edhe se PD zyrtare mund të dalë vetëm me listat për anëtarët e këshillave bashkiake. Mesa duket ky është opsioni më pak i mundshëm pavarësisht se ka pasur propozime. Më herët, Alibeaj u takua edhe me drejtuesit e Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Në orën 18:00 është parashikuar edhe një mbledhje me drejtuesit e degëve. Gazetarja raportoi se këto mbledhje do të vijojnë deri të premten dhe pritet të shihet nëse do të ketë një listë të zyrtarizuar apo një opsion përfundimtar se si PD do të shkojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. /abcnews.al