Karantina, portieri i preferuar dhe sulmuesi i munguar: Rrëfehet Courtois

schedule17:59 - 26 Mars, 2020

schedule 17:59 - 26 Mars, 2020

Thibaut Courtois është një nga portierët më të mirë në planet. Belgu vuajti sezonin e kaluar me Real Madrid, ndërsa sivjet ka gjetur formën e tij më të mirë. 27-vjeçari zbulon idhullin e tij në një bisedë me fansat në rrjetet sociale dhe tregon rolin e preferuar, përveç portës.

Kohën e karantinës po e kaloj me fëmijët e mi, përdor videolojërat dhe stërvitem. Portieri im i preferuar është Iker Casillas. Nga të vjetrit më pëlqente Van De Saar.

Roli i preferuar përveç portierit? I vogël luaja si mbrojtës krahu. Pas goditjes me kokë kundër Valencias, mendoj se do të isha bërë një sulmues i shkëlqyer”, thekson duke buzëqeshur Thibaut Courtois. /abcnews.al