Kapsolla dhe mjete të forta mbi policinë, lëndohet një efektiv

schedule22:13 - 13 Maj, 2019

schedule 22:13 - 13 Maj, 2019

Momentet e tensionit mes protestuesve dhe uniformave blu nuk munguan as në protestën e kësaj të hëne. Por, ndryshe nga protestat e mëparshme të opozitës, përplasjet me uniformat blu nuk ishin të drejtpërdrejta, pasi protestuesit përdoren mjete piroteknike dhe në pak raste bomba Molotov. Nga ana tjetër edhe policia nuk përdori gazlotsjellës.

Nuk munguan tensionet ndërmjet protestuesve të opozitës dhe policisë së shtetit gjatë marshimit tri orësh të njoftuar më herët nga Partia Demokratike.

Në fillim të tubimit, drejt Kryeministrisë u hodhën kapsolla dhe lëndë piroteknike. Por reagimi i uniformave blu nuk ishte në të njëjtën monedhë. Ndryshe nga protesta e dates 11 maj ku pati përdorim të gazit lotsjellës.

Ashtu sikundër lideri i opozitës Lulzim Basha kishte njoftuar prot-mashimim, distinacioni i parë pas kryeministrisë ishte drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në drejtim të godinës u hodhën flakadan dhe kapsolla. Burime zyrtare nga ministria e Brendshme njoftuan edhe për efektiv të lënduar, që u dërgua më pas në spital për ndihmë mjekësore.

Qëndresa më e gjatë e protestuesve u bë para Parlamentit. Pas kangjellave të Kuvendit, qëndronin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si edhe autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Edhe këtu nuk munguan kapsollat dhe lëndë piroteknike. Drejt Ministrisë së Brendshme tubuesit u ndalën për pak çaste.

Duket se arsenalin e lëndëve piroteknike dhe atë të kapsollave protestuesit e kishin ruajtur para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Madje një një moment, drej godinës u hodh edhe një bombë Molotov. Xhamat e dritareve të ndërtesës u thyen nga goditjet me sende të forta.

Ajo që u vërejt në protestën e së hënës nga opozita ishte fakti se në të 5 marshimet e opozitës nuk pati konfrontime të drejtpërdrejta ndërmjet policisë dhe manifestuesve.

Ky fakt u përmend edhe gjatë konferencës për shtyp dhënë nga zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në përfundim të protestës.

/ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!