Kapen me kokainë në makinë, arrestohet tre shqiptarë në Milano, mes tyre një grua

schedule18:05 - 4 Mars, 2021

schedule 18:05 - 4 Mars, 2021

Policia italiane ka arrestuar në Milano tre shqiptarë, mes tyre një grua, pasi iu gjetën mbi 5 kilogram heroinë dhe gjysmë kilogram kokainë.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë të moshës 34 dhe 35 vjeç. Oficerët e policisë hekurudhore kontrolluan një makinë të dyshimtë, e cilia drejtohej nga shqiptarët. Pas kontrollit ata gjetën brenda 1 kilogram heroinë.

Më pas, policët kontrolluan shtëpinë nga e cila ishin parë të largoheshin shqiptarët, një apartament i vendosur në Rho (MI), aty ata gjetën e një shqiptarë tjetër.

Në shtëpi u zbuluan mbi 4 kg heroinë, rreth gjysmë kilogram kokainë, 20,000 mijë euro, peshore, material paketimi dhe telefona celularë të ndryshëm.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. g.v/abcnews.al