Kapen 275 kg drogë në një kamion në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

schedule13:42 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 13:42 - 5 Dhjetor, 2020

Policia italiane ka sekuestruar 275 kg drogë, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike, 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë është kapur në Rimini.

Tre shqiptarët të moshave 26, 39 dhe 35 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije u arrestuan ndërsa po bënin shkëmbim. Dy të parët ishin me banim në Rimini, ndërsa 35-vjeçari ishte i parregullt në Itali.

Droga u gjet në një kamion, fshehur pas paletave të detergjentëve. Sipas hetuesve droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe kap vlerën e 700 mijë euro. Ndërkaq, shoferi i kamionit është arratisur në momentin e operacionit të policisë, duke u shpëtuar kështu prangave.

Mbi pakot e marijuanës u gjetën të stapuara imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës. g.v/abcnews.al