Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaos dhe protesta në Belfast pas sulmit me thikë, Starmer: Nuk do të tolerojmë këtë lloj dhune

schedule08:30 - 10 Qershor, 2026

schedule 08:30 - 10 Qershor, 2026

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Belfast pas plagosjes së rëndë me thikë të një burri rreth të 40-ave, një ngjarje që ka nxitur tensione të forta dhe përplasje në rrugët e Irlandës së  Veriut.

Sipas raportimeve, 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa i dyshuari për sulmin është akuzuar për tentativë vrasjeje.

Pas incidentit, në disa zona të Belfastit u raportuan shpërthime, kazanë mbeturinash dhe një autobus i përfshirë nga flakët, si dhe bllokime trafiku dhe një prani e shtuar e forcave të policisë.



Grupe protestuesish të maskuar sulmuan gjithashtu një ndërtesë që strehonte emigrantë, ndërsa tensionet mbi çështjen e emigracionit vazhdojnë të rriten në rajon.

Ngjarjet kanë rikthyer në qendër të vëmendjes debatet mbi sigurinë publike dhe marrëdhëniet mes komuniteteve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dënoi ashpër dhunën.

“Askush nuk duhet të përballet me sulme apo dhunë në rrugët tona. Nuk do të ketë tolerancë për këtë lloj sjelljeje,” deklaroi Starmer, duke bërë thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!