Kanosën me armë xhaxhain që të tërhiqte kallëzimin, arrestohet 19 vjeçari në Krujë, në kërkim i vëllai

schedule13:42 - 11 Shkurt, 2025

schedule 13:42 - 11 Shkurt, 2025

Një 19 vjeçar nga Kruja ka rënë në prangat e policisë ndërsa i vëllai 17 vjeçar është shpallur në kërkim pasi kërcënuan me armë zjarri xhaxhain e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq, ku dy të rinjtë e kanë kërcënuar me kallashnikov xhaxhain për të tërhequr kallëzimin për ta për mashtrim.

Sipas policisë, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!