Kanabis dhe armë nga Shkodra drejt Malit të zi, kapen pas një viti dy vëllezërit 

schedule13:37 - 17 Shtator, 2019

schedule 13:37 - 17 Shtator, 2019

Dy vëllezër të shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda janë kapur dhe vendosur në pranga. Ata janë Erneset dhe Markeljan Peçi 23 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se tentuan të trafikonin armë dhe kanabis në drejtim të Malit te Zi. Vëllezërit Peçi u kapën në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe. Në Mars të një viti më parë atyre iu kapën 74 kg kanabis dhe një armë zjarri që po i trafikonin në drejtim të Malit të Zi. Të rinjtë arritën ti iknin policisë duke përfituar nga terreni dhe errësira. /ABC News Albania 24/7