Kamioni përplas këmbësorin në rrugën Fier- Roskovec

schedule12:56 - 7 Gusht, 2018

schedule 12:56 - 7 Gusht, 2018

Një këmbësor humbi jetën ne spital dy orë pasi u përplas nga një kamion. Sipas policisë viktima është 48 vjeçari Edmond Dine dhe ngjarja ndodhi në rrugën Fier- Rroskovec, në afërsi të fshatit Zharrës. Kamioni tip benz drejtohej nga Festim Toska 43 vjeç dhe u shoqërua në polici për zbardhjen e mëtejshme të ngjarje. I aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra./abcnews.al