Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamberi: ‘Arma bërthamore’ e Iranit është Ngushtica e Hormuzit/ Elezi: Strategjia amerikane, e pakuptueshme

schedule21:21 - 11 Qershor, 2026

schedule 21:21 - 11 Qershor, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, vlerëson se Irani e ka kuptuar se arma e tij më e fuqishme strategjike nuk lidhet vetëm me kapacitetet bërthamore, por edhe me kontrollin dhe ndikimin që ushtron përmes Ngushticës së Hormuz.

Sipas Kamberit, mbetet ende e paqartë nëse një marrëveshje e mundshme është çështje ditësh apo nëse sinjalet e fundit janë pjesë e një përpjekjeje për të krijuar optimizëm dhe për t’i shtyrë palët drejt arritjes së një dakordësie.

 “Irani e ka kuptuar që arma e tij më e mirë bërthamore është Ngushtica e Hormuzit. Do të duhet të presim nëse marrëveshja është çështje ditësh apo kjo është një mënyrë për të ngjallur optimizëm apo për t’i shtyrë palët drejt marrëveshjes. Mbetet për t’u parë qëndrimi i Izraelit dhe Iranit, i cili ka kërkuar të futen në marrëveshje elementë të tjerë, si Hezbollahu apo Hamasi.”



Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Irani kanë nxitur analiza të shumta, por sipas tij, një pjesë e madhe e ekspertëve dhe analistëve nuk kanë arritur të kuptojnë strategjinë e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas ekspertit të sigurisë, fokusi i opinionit publik në Iran ka qenë te çështjet që lidhen me ndryshimin e pushtetit, programin bërthamor dhe garantimin e një ekonomie më të lirë përmes transportit ujor, elemente që vazhdojnë të ndikojnë në dinamikat politike dhe të sigurisë në vend.

“Ka pasur shumë mendime nga analistë dhe ekspertë të ndryshëm në lidhje me zhvillimet në atë zonë, në Iran, dhe shumica nuk kanë arritur ta kuptojnë strategjinë amerikane. Ky plan është planifikuar dhe analizuar në detaje, duke marrë parasysh faktorin e opinionit, pushtetin aktual të ajatollahëve dhe mënyrën se si do ta ushtrojnë pushtetin e tyre. SHBA-ja ka përdorur një skemë të kompletuar në kuptimin e inteligjencës. I gjithë opinioni në Iran ishte në fokus te ndryshimi i pushtetit, armët bërthamore dhe sigurimi i një ekonomie të lirë përmes transportit ujor.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!