Dikur ka qenë një xhuxh që bënte namin në parket. Ai quhej Tajron Bogs, tepër shtatshkurtër, dhe përballë tij dridhej edhe një gjigand si Arvidas Sabonis.
Heroi I sotëm me trup të vogël, Darius Garland, nuk është aq liliput sa Bogsi, por gjithsesi nuk ta mbush aspak syrin, por është pikërisht ai që po dominon NBA-në.
Heroi I papritur nga Klivlendi e tregoi edhe një herë vlerën e tij, pavarësisht shtatlartësisë prej vetëm 1.85 metrash, duke qenë më I miri në fushë në fitoren ndaj Nju Xhersit.
Garland shënoi 30 pikë në 36 minuta, pati 4 topa në tabela e 8 asistë, si dhe 4 vjedhje topi.
Edhe pse bëri disa herë gabime në gjuajtje, ai ishte në formë të madhe në suksesin 109-104.
Natyrisht, Kavaliersët nuk kanë vetëm një yll, pasi shumë mirë u paraqitën edhe Alen me 23 pikë e 13 topa në tabela, Moblej me 21 pikë, 9 topa në tabela e 6 asistë apo Maks Strus.
Për Netsat nuk mjaftuan 27 pikët e Kam Tomasit apo përpjekjet e Kameron Xhonsonit, Uilliamsit apo Klounit.
Klivlendi ka 55 fitore e 10 humbje në sezonin e rregullt, duke qenë skuadra më e mirë, mjaft më lart se kampionia në fuqi, Boston Sëlltiks apo sesa Oklahoma, Denveri e Lejkërsat.
Herën e parë dhe të fundit që fituan titullin, Kavaliersët kishin në përbërje superyllin Lebron Xhejms, si dhe Irvingun, ndërsa ndoshta këtë radhë mund t’ia dalin pa legjenda të tilla.
Nëse nuk pësojnë asnjë humbje tjetër, ata do të barazonin ish-rekordin e basketbollit amerikan të Çikago Bullsave, në epokën e Majkëll Xhordanit me 72 fitore e 10 humbje. Rekordin që mbahet nga Golden Stejti nuk munden që ta kenë./abcnews.al