Kaloi kufirin me mijëra paund të padeklaruara me vete, kapet shqiptari nga Kosova në Morinë

schedule13:46 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:46 - 1 Tetor, 2022

Një 31-vjeçar nga Kosova ka tentuar të kalojë kufirin e Morinës me 14 mijë paund dhe 2600 euro të padeklaruara.

Si rrjedhojë Policia Kufitare në Morinë ka nisur hetimin në gjendje të lirë të 31-vjeçarit, i cili po kalonte kufirin me mjetin e tij top “Porsche”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen 14 000 paund dhe 2600 euro dhe procedohet penalisht shtetasi kosovar që nuk i deklaroi paratë në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin B. G.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 31 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/