Kallëzoi dy anëtarët e KPA për falsifikim, rrëzohet kërkesa e Besnik Canit
RIVLERESIMI I CANI NE KPK - Prokurori i Prokurorise se Elbasanit, Besnik Cani, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Cani po kalon ne procesin e rivleresimit, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite, figuren dhe aftesite personale te tij./r/n/r/nREVALUATION OF CANI AT IQC - Prosecutor of the Prosecutor's Office of Elbasan Besnik Cani, during a session of Independent Qualification Commission, IQC, which had today the hearing session with him. Cani is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.

13:10 | 11/02/202013:100

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon kërkesën e anëtarit të KLP, Besnik Cani, për pezullimin e gjykimit ndaj tij në apel të vettingut.

Cani e bëri këtë kërkesë pasi pretendon të pritet deri në shprehjen e GJKKO për kallëzimin ndaj dy antarëve të KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, të cilët i akuzon për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

Në seancën e sotme Cani ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj tij deri sa gjykata të shprehet për kallëzimi që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA Ardian Hajdari dhe Luan Daci me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të shprehen në orën 12.

Prokurori Besnik Cani, anëtar i KLP, kërkon pezullimin e procesit të nisur ndaj tij ne KPA, shkalla e dytë e vetingut.

Përmes avokatit Eduard Halimi, Cani bëri me dije trupën gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Sipas Halimit, të dy, Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjese e KPA.

Njëkohësisht avokati vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci me akuzën e “falsifikimit”.

Në këto kushte, tha Halimi, kërkojmë pezullimin e procesit, derisa të shprehet Kushtetuesja mbi kërkesat tona, si edhe derisa çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK, të përfundojë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono