Kadia: Ekonomia në kaos, qeverisë i ka mbetur “patatja e nxehtë në dorë”

schedule19:42 - 27 Prill, 2020

schedule 19:42 - 27 Prill, 2020

Në një intervistë për “ABC News” eksperti i ekonomisë Besart Kadia u shpreh se në këtë situatë pandemie ekonomia është në kaos. Sipas tij qeveria nuk paraqet një plan konkret për të ndihmuar ekonominë, biznesin apo individin.

Ai u shpreh se bisnezet në pamundësi të të ardhurave nuk mund ta paguajnë kredinë e propozuar nga qeveria si pjesë e paketës financiarë të qeverisë.

“Ekonomia është në kaos, qeverisë i ka mbetur “patatja e nxehtë në dorë”, u shpreh ai.

Kadia theksoi se shteti mund të bënte pagesën e normës së interesit. Sipas tij asnjë masë nuk është lehtësim për qytetarët.

Sa i përket turizmit i cili tashmë është edhe më i godituri për shkak të kësaj pandemie, Kadia tha se nuk ka asnjë strategji të saktë.

“Jemi popullsi e re dhe duhet të vendosen disa protokolle për të vazhduar hapjen e shoqërisë. Është joprofesionale, një dëmtim shumë i madh për një industri që është motori kryesor sezonal i gjenerimit të ardhurave në Shqipëri.

Në shtator në tetor mund të kemi sërish infeksione dhe në rast se strategjia do të jetë sërish izolimi i të gjithë bizneseve, atëherë frika sërish do të jetë e lartë.

“Qeveria është  mirë të mudnësojë hapjen e ekonomisë sa më shpejt, duke pasur këtë situatë tani në menaxhim”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!