Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vende të lira pune në administratën publike/ Rama: Hedhim poshtë paragjykimet dhe rrisim transparencën

schedule13:01 - 7 Prill, 2026

schedule 13:01 - 7 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama prezantoi një nismë të re për rritjen e transparencës dhe aksesit në punësimin në administratën shtetërore, gjatë një aktiviteti të dedikuar për vendet e lira në sektorin publik.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se platforma e re ofron një “pamje 360 gradë” të të gjitha mundësive të punësimit, jo vetëm në shërbimin civil, por për çdo pozicion në sektorin publik. Sipas tij, kjo nismë synon t’u japë qytetarëve mundësinë të informohen në kohë reale për vendet vakante dhe të ndjekin dinamikën e punësimit, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë mes individit dhe shtetit.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë hap si një risi që rrit transparencën dhe bashkëpunimin, ndërsa theksoi se administrata publike shpesh është paragjykuar padrejtësisht ndër vite. Ai nënvizoi se, ndryshe nga perceptimet e mëparshme, një pjesë e madhe e punonjësve të administratës kanë dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim, veçanërisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.



“Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik, jo vetëm për shërbimin civil por për të gjithë punonjësit. Nga ana tjetër i krijohet mundësia në mënyrë reale kujtdo që kërkon të kontribuojë në sektorin publik, jo vetëm të ketë një pamje të vendeve, por edhe të ndjekë dinamikën. Është një hap që krijon më shumë transparencë dhe krijon një bashkëpunim mes individit dhe shtetit që ka nevojë. E përfshin sektorin tonë publik në një pasqyrë ku të gjithë mundësitë janë të ekspozuara.

Ndryshe nga çfarë unë vetë e kam përfytyruar administratën publike, ka provuar të kundërtën nga shumë paragjykime që kanë ekzistuar. Koncepti për administratën publike ka qenë i mbytur nga shumë paragjykime, dhe kjo nuk ka lindur nga një boshllëk. Administrata ajo pjesë dërmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, por shkojnë çdo ditë në punë, ka përballuar një test të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar vendin tonë.

Ka ndodhur për surprizën e madhe të shumëkujt dhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës të kësaj administrate e kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë proces mjaft të vështirë të integrimit në BE”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!