Ka vizituar mbi 60 shtete, blogerja shqiptare rrëfen eksperiencën në Abc News

schedule10:48 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:48 - 28 Shtator, 2020

Këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte e ftuar blogerja shqiptare Dea Xhafaj për të rrëfyer eksperiencën e saj gjatë udhëtimeve në mbarën botën. Dëshira për t’i ndarë aventurat e saj nëpër botë me anije, e shtynë atë që të krijonte blogun e saj për të ndarë këshilla dhe informacione me të tjerët.

Prej vitesh në Itali, ajo rrëfeu se para punës së saj në anije, asaj i është të bëjë dy punë krahas kohës që ishte dhe në shkollë. Nga një parukiere që ishte puna e saj e parë, ajo tregoi se tashmë ka arritur të jetë një menaxhere.

Kur isha 13-vjeçe shkoja në shkollë dhe më pas në punë si parukiere, dhe në darkë punoja në një bar. Por erdhi një moment që thashë jam 20 vjeçe dhe çfarë dua të bëj me jetën time. Kam parë në internet dhe më pas kam aplikuar. Gjuha ka qenë vështirësia më e madhe sepse na dërguan në Londër në një akademi për trajnim.“, tha ajo.

Duke folur për eksperiencën e saj në më shumë se 60 shtetet që ka vizituar, Dea rrëfeu dhe vendin që i ka lënë më shumë dhe më pak mbresa.  “Kam vizituar 64 shtete. Qyteti që më ka pëlqyer më shumë është Singapori sepse është shumë përpara nesh. Ndërsa ai që më ka pëlqyer më pak është Republika Domenikane. Kam vajtur vetë nuk isha me anije por që nuk ishte aq e pastër.”, tha Dea. xh.d/abcnews.al