Juventusi sakrifikon për rikthimin e Pogba, do plotësojë kushtin e United

schedule13:17 - 4 Prill, 2020

schedule 13:17 - 4 Prill, 2020

Juventusi kërkon me çdo kusht rikthimin e Paul Pogba. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri, ish-shokët janë gati ta mirëpresin dhe tifozët kanë mbetur të lidhur me të. Një lojtar me cilësitë e tij i mungon mesfushës së bardhezinjve.

27-vjeçari i Manchester United kaloi katër sezone shumë të bukura në Torino dhe është gati të rikthehet në Serie A. Klubi anglez është dorëzuar dhe do e lërë të lirë, por me një kusht: duan Matthijs De Ligt në shkëmbim. Mbrojtja e skuadrës së Solskjaer ka shkaktuar shumë problem dhe holandezi do të formonte një dyshe të fortë me Maguire.

Corriere dello Sport raporton se Juventusi pritet ta pranojë propozimin anglez. Bardhezinjtë nuk duan të heqin dorë nga De Ligt, por dëshira për të rikthyer Pogba në skuadër është akoma më e madhe. Tani pritet të futet në lojë Mino Raiola, i cili është agjenti i dy lojtarëve. /abcnews.al

 

De Ligt dhe Pogba