Juventus tenton të përfitojë nga situata e Chelsea, shënjestron 2 lojtarë nga Blutë

schedule10:42 - 12 Mars, 2022

schedule 10:42 - 12 Mars, 2022

Kaosi që ka goditur Chelsean ditët e fundit ka ngjallur interesin e disa klubeve evropiane për të përfituar, përfshirë edhe Juventusin.

Chelsea nuk mund të kryejnë transaksione në dalje, por situata do të ndryshonte sapo të finalizohej shitja e klubit. Juventus ka piketuar Jorginho dhe Emerson Palmieri. Ish-lojtari i Napolit ka një kontratë deri në vitin 2023, një vlerësim rreth 45 milionë euro dhe një pagë 6,8 milionë në sezon. Paga mund të lehtësohet nga Dekreti i Rritjes dhe kështu do të ishte më e thjeshtë për ekipin italian.

Kandidati tjetër është Emerson Palmieri, në pronësi të Chelsea por që është në huazim te Lyon. Edhe atij i skadon kontrata në vitin 2023, merr një pagë prej 4 milion e 600 mijë euro në sezon.

Nuk duhet harruar dhe Rudiger, i cili lirohet nga kontrata në qershor edhe gjermani mund të bëhet një objektiv për “Zonjën e Vjetër” pasi shikohet si përforcim adekuat të Chiellinit dhe Bonuccit./ h.ll/abcnews.al