Juventus “josh” Agueron me “dekadë” milionash, sulmuesi e ka me dy mendje

schedule22:25 - 22 Prill, 2021

schedule 22:25 - 22 Prill, 2021

Ende nuk është e qartë e ardhmja e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero. Legjenda e “Qytetarëve” e ka zyrtarizuar tashmë largimin në fund të sezonit nga klubi anglez, por ende nuk e ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Në javët e fundit është folur shpesh se 32-vjeçari mund të kalojë në radhët e Barcelonës. Gjithsesi, një transferim i tillë do të varet nga vendimi i Leo Messit nëse do të largohet apo jo nga katalanasit.

Por, sipas raportimit të “Cuatro” në garë për shërbimet e Agueros është edhe Juventusi. Madje bardhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë bomberit 10 milionë euro në sezon, por do të jetë vetë lojtari që do të vendosë gjatë merkatos së verës se ku do të luajë vitin e ardhshëm. /abcnews.al