Disa vite më parë, u publikua filmi “Contagion” që fliste për një pandemi të shkaktuar nga një virus vdekjeprurës, të cilin autoritetet amerikane dhe globale po përpiqeshin ta parandalonin. Pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, njerëzit u fiksuan menjëherë pas këtij filmi, ndërkohë që aktori Jude Law ka folur së fundmi rreth këtij projekti.
“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet. Ju mjafton të shikoni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”, tha aktori. Aktori theksoi se ishte përgatitur plotësisht për një pandemi si koronavirusi 10 vite më parë. “Nëse jam i sinqertë … një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin,” tha ai.
Laë thotë gjithashtu tha si i shkroi menjëherë regjisorit, Steven Soderbergh duke i thënë: “Ti e paske kuptuar. Ishte atje 10 vite më parë.” Në fillim të këtij viti producenti Michael Shamberg tha për BuzzFeed News se filmi “ishte krijuar me qëllim për të qenë një film paralajmërues“. xh.d/abcnews.al



