Jorginho: Bëra mirë që e lashë Serie A, e shijova kthimin në Londër pas Europianit

schedule16:59 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:59 - 31 Gusht, 2021

Jorginho është kthyer te Chelsea pas suksesit në Europian ndaj Anglisë në finale dhe tregon si e pritën në Londër, teksa tregon se e ka shijuar këtë eksperiencë.

Ylli i kampionëve të Europës tregon gjithashtu se kalimi nga Napoli te Chelsea i ka bërë mirë në rritjen e tij si lojtar.

“Nuk them se ishte e nevojshme të largohesha nga Italia për t’u rritur si futbollist, por ky kalim më bëri të rritem më shumë. Mendoj se ishte lëvizje pozitive.

Si e përjetova kthimin në Londër pas finales? Unë shumë mirë, ata e kanë shijuar më pak (qesh). Më mirëpritën dhe për fat të mirë ne e mundëm Anglinë, kështu që tifozët këtu nuk mund të më tallnin.

Gjithsesi bnuk kishte shumë kohë, kishim një tjetër finale me Chelsean, por unë e shijova këtë periudhë të vogël”, tha Jorginho. /abcnews.al