Jonuz vë pikat mbi “i”, Luftëtari i Marantas në sulm

schedule15:11 - 22 Shtator, 2019

schedule 15:11 - 22 Shtator, 2019

Vllaznia e Luftëtari janë gati të përballen mes tyre. Trajnerët e të dy ekipeve kanë vendosur për formacionet dhe në kampin shkodran nuk ka surpriza. Jonuz ka zgjedhur për mesfushën Sinho dhe Hygor për të zëvendësuar Krymin dhe Ramadanin, të cilët mungojnë.

Në krahun tjetër edhe Marantas ka bërë zgjedhjet e tij, duke rreshtuar një skuadër me Filin e Ziajin në sulm. Paiteris është në mbrojtje të katërkëndëshit, kurse Demo luan sërish si qendërmbrojtës. Më poshtë ju sjellim formacionet zyrtare të dy ekipeve.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5
E diel, më 22 shtator, ora 16:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia-Luftëtari
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor, Sinho, Kruja, Lika, Shtubina, Zogaj. Trajner: Mirsad Jonuz
Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Isufi, Demo, Lala, Renja, Hyseni, Açka, Prikas, Ziaj, Fili. Trajner: Giorgos Marantas

/abcnews.al