Pas Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, Juventusi po përgatit një tjetër goditje me parametra zero në merkato. I preferuari i bardhezinjve është Thomas Meunier, të cilit i përfundon kontrata me PSG verën e ardhshme.
“Daily Mail” raporton se mbrojtësi i djathtë i kombëtares belge nuk ka ndërmend të rinovojë dhe për shërbimet e tij do të ketë një duel midis kampionëve të Italisë dhe Arsenalit.
28-vjeçari është prej tre vitesh pjesë e PSG-së dhe numëron 39 ndeshje e 6 gola të shënuar me Belgjikën. Ai është gati për të provuar një aventurë të re në karrierë dhe e ardhmja është e ndarë midis Serie A dhe Premier League. /abcnews.al