Jo vetëm me Madonnën, Dua Lipa bëhet bashkë me disa emra të mëdhenj të muzikës botërore

schedule11:47 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:47 - 5 Gusht, 2020

Pak ditë më parë, Dua Lipa bëri me dije se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me divën e muzikës, Madonnën. Së fundmi, artistja shqiptare zbuloi se ky duet me Madonnën dhe Missy Elliot pritet të publikohet me datë 14 Gusht, ndërkohë që bashkëpunimi me The Blessed Madonna do vijë me 21 Gusht.

Por, Dua gjithashtu ka zbuluar edhe disa surpriza të tjera në postimin që ka bërë në Instagram.  Ylli i hitit “New Rules” ka mbledhur emra të mëdhenj të muzikës botërore për të bërë disa këngë remix që janë pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”.

Artistja shqiptare do të vijë në bashkëpunim edhe me Gween Stefani dhe Mark Ronson, të cilët do të sjellin remix-in e këngës “Physical”, por nuk ka dhënë një datë se kur do të lançohet.

Kujtojmë që Dua pak ditë më parë publikoi projektin më të fundit në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny. “Un Dia” është pritur mjaft mirë nga publiku, duke numëruar më shumë se 36 milion klikime në Youtube. /abcnews.al/