Jo vetëm Barcelona për Memphis Depay, kampionët nuk dorëzohen

schedule20:14 - 20 Janar, 2021

schedule 20:14 - 20 Janar, 2021

Memphis Depay donte kalimin te Barcelona, por një gjë e tillë nuk ndodhi në merkaton e janarit. Sulmuesi do të mbyllë sezonin me Lyon dhe më pas do të largohet me parametra zero.

Në verë pritet të zgjedhe vetë të ardhmen, teksa në garë mbetet edhe Juventusi. Katalanasit janë në “pole” për të siguruar shërbimet e sulmuesit holandez, por kampionët e Italisë nuk janë dorëzuar.

Depay pëlqehet shumë në kampin e bardhezinjve, të cilët do të tentojnë ta bindin me një rrogë më të lartë se sa mund t’i dhurojë klubi i Leo Messit. /abcnews.al