Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër, kjo vajzë i shpëton vdekjes për një fije

schedule15:12 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:12 - 6 Tetor, 2022

TURQI – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo shprehje merr kuptim më së miri, për një incident të ndodhur me një vajzë në një stacion treni në Samsun të Turqisë.

Vajza e re me kufje në vesh po kalonte shinat e trenit dhe si duket nuk ka mundur të dëgjojë trenin 60 tonësh që vinte pranë saj. Treni ka frenuar në momentet e fundit ndërsa vajza ka mundur të shpëtojë mrekullisht.

Pas marrjes në pyetje vajza e re theksoi se kishte vënë kufjet dhe nuk e kishte dëgjuar trenin. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është pasqyruar masivisht nga mediat turke.

/abcnews.al/