Jep dorëheqje anëtari i PDK-së

schedule14:48 - 18 Tetor, 2021

schedule 14:48 - 18 Tetor, 2021

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat në këtë parti.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar dhe dorëheqjen e tij.

“Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati i cili ka qenë ish-komandant i FSK-së, i ishte bashkuar PDK-së para pesë vitesh./abcnews.al