Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtëpia po na sëmur! Rreziqet e fshehura te pastruesit, aromatizuesit dhe enët e kuzhinës!

schedule13:24 - 23 Nëntor, 2026

schedule 13:24 - 23 Nëntor, 2026

A mund të jetë shtëpia jonë, vendi ku kërkojmë pastërti dhe siguri, një burim i padukshëm ekspozimi ndaj substancave kimike? Produktet që përdorim çdo ditë për të pastruar, aromatizuar apo dezinfektuar ambientet mund të fshehin rreziqe që shpesh nuk i marrim në konsideratë.

Nga spërkatësit e pastrimit te aromatizuesit dhe qirinjtë aromatikë, disa prej këtyre produkteve çlirojnë grimca dhe përbërës kimikë që përfundojnë në ajrin që thithim. Ekspozimi i përsëritur mund të shkaktojë irritim të rrugëve të frymëmarrjes, kollë dhe shqetësime të tjera, veçanërisht te personat me astmë dhe alergji. Por rreziku më i madh mund të vijë nga përzierjet e gabuara. Zbardhuesi me uthullën mund të çlirojë gaz klor, ndërsa përzierja me amoniakun mund të prodhojë gaze toksike. Eksperimentet e tilla në emër të pastrimit mund të përfundojnë me pasoja serioze për shëndetin.

Edhe dëshira për një shtëpi që mban gjithmonë aromë të mirë nuk është domosdoshmërisht një zgjedhje e shëndetshme. Aromatizuesit thjesht mund të maskojnë erën, ndërsa qirinjtë aromatikë gjatë djegies çlirojnë grimca që ndikojnë në cilësinë e ajrit. Një shtëpi e freskët nuk është domosdoshmërisht një shtëpi e shëndetshme. Kujdes kërkojnë edhe enët e kuzhinës. Tiganët që nuk ngjisin nuk duhen mbinxehur, plastikat duhet të jenë të përshtatshme për kontakt me ushqimin e nxehtë, ndërsa përdorimi i letrës së aluminit me ushqime acide kërkon vëmendje të veçantë.



Biokimistja dhe kërkuesja shkencore Entela Çeliku, bashkëthemeluese e Kungul, startup-it dhe aplikacionit që analizon përbërësit e produkteve, sjell këshilla praktike për të kuptuar çfarë përdorim çdo ditë dhe si të ulim ekspozimin ndaj kimikateve të panevojshme. Ajrosja e ambienteve, përdorimi i detergjentëve të butë, kontrolli i lagështisë, mirëmbajtja e aspiratorit dhe shmangia e dezinfektimit të tepruar janë disa nga zakonet që mund të bëjnë diferencën.

Por biseda shkon edhe më tej, drejt një prej zhvillimeve më të diskutuara të industrisë ushqimore: mishit të kultivuar në laborator. Si mund të prodhohet mish nga qelizat e një kafshe të gjallë, pa qenë nevoja për therjen e saj? Sa i sigurt është për konsum dhe a mund të bëhet pjesë e së ardhmes së ushqimit edhe në Shqipëri? Nga ajri që thithim brenda shtëpisë te ushqimi që vendosim në tryezë, Entela Çeliku na ndihmon të kuptojmë se si shkenca mund të na mbrojë nga rreziqet që nuk i shohim, por që na shoqërojnë çdo ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!