Jennifer më e dashuruar se kurrë paas Affleck, e ndjekë nga larg teksa ai flet para gazetarëve

schedule16:52 - 10 Tetor, 2021

schedule 16:52 - 10 Tetor, 2021

Jennifer Lopez nuk e fsheh aspak dashurinë që ka për Ben Affleck. Këngëtarja 52-vjeçare, e ka shoqëruar të dashurin e saj në premierën e filmit “Last Duel”, që është mbajtur në New York.

Affleck është një prej skenaristëve të filmit, bashkë me aktorin tjetër Matt Damon. Gjithashtu kanë edhe role përkatëse.

Ndërkohë, Lopez ka publikuar disa fotografi nga premiera, teksa në njërën prej tyre ajo shihet duke e shikuar me admirim të dashurin e saj, teksa ai flet para gazetarëve për projektin e tij.

Jennifer dhe Ben e kanë zyrtarizuar lidhjen muaj më pare. Disa vite me parë, ata kanë qenë të fejuar mirëpo e patën ndërprerë lidhjen pak para martesës, për arsye që asnjëherë nuk u bënë të ditura./abcnews.al