Jemi të martuar, por nuk jetojmë bashkë. Si funksionon marrëdhënia jonë

schedule11:51 - 25 Shkurt, 2021

schedule 11:51 - 25 Shkurt, 2021

Nga

Kur bashkëshorti im Wayo u takuam, u dashuruam me shikim të parë. E keni parasysh atë çastin magjik kur sytë ndeshen dhe gjithçka rreth e rrotull turbullohet? Kjo ndodhi me ne, një romancë përrallore. Le të themi se patëm një problem, duke filluar nga fakti që ai ishte në një njohje, natën që e takova. Gjithsesi, ne u martuam në 2017, por ende nuk jetojmë së bashku.

Po divorcohesha nga një martesë e dështuar, kur për herë të parë u takova me Wayo në një event bamirësie. Më dukej i çuditshëm fakti sesi insistonte të më tregonte se ishte në një njohje e një vajzë tjetër. Nga frika se mos vera e bënte të ngatërronte miqësia me flirtimin, u distancova duke u bashkua me disa miq të tjerë. Por, ai më ndoqi. Përsëri më tha se ishte në me të, dhe unë meqë nuk e kisha parë akoma, i thashë se është në modë të dalësh me fantazma në tetor. Ishte memece, por nuk më interesonte. Nuk vonoi shumë dhe e kapa veten duke buzëqeshur me të, madje duke qeshur. Në fakt, një moment qesha aq shumë saqë derdha  gotën e verës në këpucë. Ja pra kështu u takova me Wayo.

Wayo më ftoi të bashkohesha me ta për darkë dhe unë, natyrisht, nuk pranova. Sa më shumë që rezistoja, aq më shumë ai më ndiqte. Vetëm derisa shoqja ime e vetme 70-vjeçare, me një fermë plot me mace, theksoi se do të përfundoja njësoj si ajo, nëse nuk i jepja një mundësi kësaj ndjesie të bukur. Zonja e çmendur e maceve kishte të drejtë. Kështu që i thashë Wayo-s se nuk kisha interes për playboys. Kur thashë këtë ai më tha se, kishte hequr dorë nga lojërat, që nga nata kur u takuam për të qenë ekskluzivisht me mua. Sipas fjalëve të tij, ai kishte pritur një jetë të tërë për t’u dashuruar.

Wayo nuk ishte ndryshe nga askush që kisha takuar më parë. Çdo fjalë që thoshte dukej se ishte e mirë, e hapur dhe e vërtetë. Unë kisha ardhur nga një botë me manipulime dhe të dëgjoja kështu fjalës e bëri më të lehtë lidhjen tonë. Asnjë motiv i fshehtë. Pa skema. Ai ishte thjesht i sinqertë. Çdo gjë shkoi në vendin e vetë në një mënyrë kaq perfekte, por sërish një pjesë e zemrës time po përgatitje për diçka të hidhur.

Doli se kisha të drejtë të shqetësohesha. Nuk vonoi shumë dhe romanca jonë nga vorbulla u kthye në një tornado. Në mëngjesin e Shën Valentinit tonë të parë së bashku, zbuluam një surprizë shumë të pakëndshme. Ishi im jo vetëm që kishte dëmtuar makinën e Wayo dhe kishte vjedhur gjithçka në të, por gjithashtu e kishte mbushur atë me karkaleca të gjallë.

Ndjeva se ishte faji im që kisha pasur një ish të dashur të tillë. Duke mbetur pa asnjë zgjidhje tjetër, i thashë Wayo-s se do ta kuptoja nëse ai do të merrte malin duke ikur nga unë. Por nuk ndodhi. Vitin tjetër, po për Shën Valentin ai më propozoi në Kosta Rika. Një vit më pas, u martuam në Afrikë. Por ndryshe nga shumica e çifteve të martuara, ne vendosëm të mos jetonim së bashku. Jo akoma, gjithsesi.

A është e çuditshme? Sigurisht. Shumica e njerëzve, takohen, njihen, martohen dhe më pas jetojnë së bashku. Megjithatë, unë këtë traditë e konsideroj skandaloze. Ne kurrë nuk kemi thyer apo shkruar ndonjë normë shoqërore, por thjesht kemi vendosur të krijojmë rrugëtimin tonë të jetës me njëri-tjetrin, në vend që të ndjekim një skenar të veçantë.

Sigurisht, ju ndoshta po mendoni sesi funksionon e gjitha kjo pasi burri im jeton katër orë larg me makinë, nga vendi ku unë banoj. Tani për tani ne jemi të dy aty ku duhet të jemi për të pasur arritje në karrierën tonë. Asnjëherë nuk kemi pasur një bisedë në lidhje me mënyrën sesi do të funksiononte marrëdhënia jonë, ne thjesht e kemi mbështetur atë. Dhe deri më tani, ne ende po fluturojmë së bashku përmes qiellit blu, fronteve të stuhisë dhe gjithçkaje në mes.

Ajo që nisi si një shqetësim i përkohshëm tani është kthyer në mënyrën tonë të jetës. Puna e Ëayo-s është shumë më fleksibël se e imja, kështu që ai është ai që udhëton më shumë, por edhe më tej, ne kurrë nuk çimentojmë asnjë rregull që përshkruan kur dhe ku e kalojmë kohën tonë. Megjithëse flasim në telefon disa herë në ditë, zakonisht kalojmë vetëm rreth dy javë nga muaji duke fjetur në të njëjtin shtrat.

Shumica, nëse jo të gjithë, e konsiderojnë situatën tonë të diskutueshme. Shumë nga miqtë menduan se martesa jonë nuk do të zgjaste as 6 muaj. Por, ja ku jemi së bashku akoma, edhe pse jo gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se kushtet e martesës duhet të vendosen nga ne, jo nga tradita.

Le ta pranojmë, martesat janë po aq unike sa njerëzit në to. Për shembull, ka nga ata që kanë jetuar së bashku për më shumë se 30 vjet, por asnjëherë nuk janë martuar. A e bën kjo bashkimin e tyre më pak të ligjshëm ose të dashur? Pra, pse të mos e ripërcaktojë martesën në një mënyrë kaq të mirëfilltë, që është përshtatur në mënyrë perfekte për jetën tonë të papërsosur?

Pavarësisht nga mënyra se si përcaktohet ose hartohet një bashkim, një lidhje mund të funksionojë vetëm kur ka besim të palëkundur dhe komunikim të hapur.

Të jetosh katër orë larg nuk do të ishte kurrë e mundur nëse Wayo ose unë do të pretendonim se ishim në rregull me të kur njëri prej nesh nuk ishte vërtet në rregull. Fatmirësisht, që të dy ishim shumë të sinqertë me pritjet, dëshirat dhe nevojat tona që nga fillimi. Është gjithashtu e rëndësishme që asnjëri prej nesh të mos jetë xheloz ose të ketë probleme besimi. Unë mendoj se fakti që ishim të dy në të 40-tat tonë kur u takuam na lejoi të eksplorojmë, të njohim veten dhe të kuptojmë se çfarë duam më shumë.

Unë dhe Wayo jemi shumë të pavarur dhe krejtësisht të qetë duke bërë ekskursione të ndara me miqtë tanë. Unë jam nisur në Australi, Fiji dhe Zelandën e Re pa të, dhe ai del shpesh jashtë qytetit pa mua. Shumica e konsiderojnë këtë të papranueshme, por për ne është e përsosur të jemi me dikë që kupton nevojën për miqësi dhe hapësirë.

Ndarja e hapësirës dhe kohës me një qenie tjetër njerëzore është dakordësia për të ndarë hapësirën e kokës, ndryshimet e humorit, dramat, çuditë, familjet, kafshët shtëpiake, vendet e punës, higjiena dhe shumë më tepër. Dollapi i rrobave dhe frigoriferi i Wayo janë kaos, ndërsa kushdo që ka hapur një dollap kuzhine në shtëpinë time mund ta konsiderojë fiksimin tim për organizimin si punë të një psikopati. Në rrallë raste që unë dhe Wayo ndodh të grindemi, ai me qëllim do të lëvizë gjërat në frigoriferin tim vetëm për të më çmendur. Unë e kam paralajmëruar atë se kjo taktikë mund të vë në rrezik mirëqenien e tij. Të jetosh veçmas do të thotë që e di se gjërat do të jenë saktësisht ashtu siç i kam lënë, kur të kthehem në shtëpi në fund të ditës. Wayo përpiqet të përshtatet me mënyrën time të të bërit gjëra duke larë një pjatë menjëherë pasi të ketë mbaruar ushqimin, por unë mund ta shoh se është e pakëndshme për të; dhe unë, gjithashtu, përpiqem të jem më pak e rreptë duke pretenduar të injoroj koleksionin e gotave që ai lë në komodinën e tij, por nuk është e lehtë.

Edhe pse jemi si alienë nga planetë të ndryshëm, ne jemi betuar se do ta duam njëri-tjetrin përgjithmonë dhe se dashuria ekziston pavarësisht nga ndryshimet tona, dhe, besoj, është edhe më e fortë sepse ne vendosim të pranojmë njëri-tjetrin siç jemi. Ne kemi njëri-tjetrin, kemi jetë që duam dhe kemi gjetur një mënyrë jetese pa e çmendur njëri-tjetrin dhe duke kompromentuar njëri-tjetrin.

Duke parë se sa ndryshe jemi nga çiftet e tjera të martuara mund të jetë frikësuese dhe unë e pranoj ndonjëherë pyes veten nëse lidhja jonë është “mjaftueshëm e mirë”. Por, kam mësuar se krahasimi i martesës sonë me të tjerët dhe përpjekja për të jetuar me standardet e njerëzve të tjerë nuk funksionon.

Në fund të ditës, ne vazhdojmë të zgjedhim njëri-tjetrin kur jemi duke biseduar për kafen e mëngjesit në të njëjtën dhomë apo përmes telefonit. Asnjë marrëdhënie nuk është e njëjtë, dhe për Wayo dhe mua, ajo që kemi tani jo vetëm që funksionon, por na lejon të jemi vetvetja dhe të mbështesim njëri-tjetrin pa presionin për t’u përpjekur të jemi ose të jetojmë në një mënyrë që thjesht nuk jemi ne. Ne thjesht përqafojmë atë që është.

A do të zhvendosemi një ditë së bashku? Ndoshta. Por tani për tani, ne jemi shumë të zënë duke jetuar jetën tonë dhe duke dashur njëri-tjetrin ashtu si jemi. Nuk është gjithmonë e lehtë dhe nuk është si martesat e asnjërit prej çifteve të tjerë që njohim, por nuk ka pse të jetë. Ne e duam jetën tonë dhe njëri-tjetrin. Dhe kjo është ajo që ka vërtet rëndësi, apo jo?/Përshtati nga Huffington Post, e.b-abcneës.al