JAVA 16/ Spikat Teuta-Partizani, beteja të dielën e të hënën në Superiore

schedule10:35 - 22 Janar, 2021

schedule 10:35 - 22 Janar, 2021

Superiorja rikthehet të dielën, me tre ndeshje, ndërkohë që përmbyllet të hënën me duelet e tjera. Sfida mjaft interesante, duke nisur me atë të mbijetesës mes Skënderbeut dhe Apolonisë, apo atë që luhet në Shkodër mes Vllaznisë kryesuese dhe Kastriotit.

Po të dielën luan edhe Kukësi, që pret Bylisin në Elbasan. Verilindorët duan triumfin e dytë radhazi, për të gjetur rrugën e duhur dhe për të lënë pas krizën. Duelet më të forta luhen të hënën, pasi në fushë zbresin ekipe që duan titullin dhe Europën.

Gjithçka nis në “Selman Stërmasi”, aty ku Tirana pret Laçin. Bardheblutë duan të reagojnë pas humbjes në derbit, kurse kurbinasit pas barazimit me Skënderbeun. Në Durrës situata është ndryshe, pasi Teuta dhe Partizani futen në fushë me moralin lart. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 16
E diel, më 24 janar 2021
Ora 13:45 | Kukësi-Bylis
Ora 13:45 | Skënderbeu-Apolonia
Ora 16:45 | Vllaznia-Kastrioti

E hënë, më 25 janar 2021
Ora 13:45 | Tirana-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Partizani