Ja çfarë ndodhi në prapaskenat e natës së parë të Këngës Magjike 2018

schedule18:15 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 18:15 - 6 Dhjetor, 2018

Përveç anës vezëllitëse dhe spektaklit të Këngës Magjike 2018, ju ftojmë të shihni anën tjetër atë të prapaskenës. Emocionet, ankthet dhe rrëfimet e artistëve rreth konkurrencës dhe garës. Flori Mumajesi rrëfen për herë të parë se kujt ia dedikon këngën.

Ankthi, emocioni, stresi, dëshira për të vezëlluar, apo për të shkëlqyer live janë më se të natyrshme për çdo pjesmarrës në një festival kaq të rëndësishëm si Kënga Magjike. Ka nga ata të cilët janë edhe sëmurë.

Era Rusi: “Më shumë ethe të skenës se sa të garës. Para se të hipi në skenë bëj vokalica, marr frymë thellë dhe dal.”

Klaudia Pepa: “Shumë e emocionuar jam në ankth.”

Ronela Hajati: “Mos vini re asgjë se çfarë them në këto momente. Kështu e kam gjithmonë para se të dal në skenë, kam shumë stres.”

Flori Mumajesi: “Nuk po plas, mirë jam. Kam ftohtë dhe jam me ilaçe.”

Aurela Gaçe: “Jemi veshur vetë.”

Anxhela Peristeri: “Ndjehem shumë mirë, i uroj të gjithëve suksese, shpresoj që ketë fatin tim.”

Klajdi Haruni: “Dua të këndojmë tani direkt, ja se s’jemi ngrohur tani akoma.”

-Si jeni ndjerë së bashku më kolegen tënde Bora?

Klaudia Pepa: “Ne jemi ndjerë shumë mirë me njëra-tjetrën.”

Bora Zemanie: “Jemi shumë të lumtura që jemi bashkë si fillim.”

Klaudia Pepa: “Dua të them edhe që Bora ka qenë shumë shumë e mirë me mua. Më ka dhënë shumë këshilla dhe ka qenë shumë e drejtë.”

Bora Zemani: “Të gjithë më pyesnin se si ndjehesh tani që Arditi nuk do të ketë vetëm ty në krah, por do të ketë edhe Klaudjan. I thashë që nuk e shoh Klaudjan si partneren e Arditit e shoh edhe si partneren time në këtë rast. Kështu që jemi bashkë të dyja.”

Klaudia Pepa: “Natën e dytë Lady Gaga dhe natën e tretë një këngë shumë të ndjerë italiane.”

Por çfarë ndodh pas kuintave, këngëtarët e natës së parë rrëfejnë emocionet dhe dedikimet e këngëve.

Ardit Cuni: “Nuk ka gjë më të bukur se sa të këndosh live, gjithashtu publiku e ka pritur shumë mirë këngën.”

-Vërtet një garë e fortë sivjet.

Ronela Hajati: “Po por unë jam më e mira.”

Anxhela Peristeri: “Mendoj që ka shumë këngë të bukura dhe sivjet dhe do të jetë një konkurrencë e fortë.”

-Mendon se do të fitojë baladë?

“Nuk e di, ka disa këngë që më pëlqejnë, kështu që nuk e di kujt t’ja ve gishtin.”

Por edhe këngëtarët që do të ngjiten natën e dytë janë prezentë, pasi ata do të vendosin me votën e tyre se kush do të kalojë në natën finale.

-Si u gjetën bashkë në këtë duet. Na pëlqen shumë fakti që dy këngëtare të njohura bashkojnë forcat dhe shpërthejnë skenën.

Aurela Gaçe: “Nuk jemi thjesht të gjetura tani, ne e kemi gjetur njëra-tjetrën.”

Eli Fara: “E kishim në mendje gjithmonë që të bënim një duet dhe qëlloi që ramë dakord dhe menduam që ta sjellim tek Kënga Magjike.”

Aurela Gaçe: “Dhe pikërisht në këtë lloj rryme, që njerëzit t’i mbyllin butonat e mërzisë nja 3 minuta. Imagjino po të kishim vendosur një për të qarë, do merrnin peshqirat në sallë.”

Klajdi Haruni: “Kam një ndjesi shumë shumë të mirë. Kam këngë të preferuar por ato do ti shpreh me votime.”

-Deri tani të kan thënë shumë miq për kë do të votosh?

“Jo jo nuk merrem me atë pjesë hiç. Do votoj me shpirt dhe atë që e meriton vërtet.”

Kantautori Flori Mumajesi sqaron polemikat rreth kujt ia dedikon këngën.

Flori Mumajesi: “I kam kënduar dashurisë, kështu do ti këndoj me mall me dashuri, me shpirt në duar.”

-Kënga jote ka zgjuar shumë kureshtje dhe polemika të pafundme, si do i zgjidhësh këto?

“Ditën e prezantimit të këngës e thashë shumë pastër, shumë sinqerisht që asgjë nga këto polemika që fatkeqësisht janë fake news që dalin lart e poshtë, nuk kanë të bëjnë fare me këngën, nuk kanë të bëjnë fare me mua, nuk kanë të bëjnë fare me shpirtin tim, me atë që unë ndjej, me atë që unë bëj.”

-Megjithatë ti vuan shumë, jo vetëm për vetë, por edhe për të tjerët në krijimet e tua muzikore.

“Jo, përkundrazi, unë mendoj që një copë nga shpirti im buron dhe shkon në dëgjimin e shumë njerëzve që bashkohen me atë shpirt dhe nuk lexojnë vuajtjen, por lexojnë dashurinë kam përshtypjen dhe unë mendoj që jap një pjesë të dashurisë, ndaj një pjesë të dashurisë timen me ta. Madje kam marrë dhe komente të tilla që njerëz që janë të dashururar e kanë ndjerë nevojën që bashkë me këtë këngën të kenë një dashuri dhe kanë vuajtur pa pasur nevojë që të kenë një rast ekstrem, në një ndarje apo një tragjedi në jetën e tyre. Kështu që mendoj se nuk është çështje vuan apo nuk vuan Flori.”

Juria e të rinjve është vënë në vështirësi nga konkurrenca e fortë.

-Ndjehesh i lumtur që ka kaq prurje të mira të zërave të rinj.

Armend Rexhepagiqi: “Pajtohem me konstatimin tënd. Ka prurje të mira ka zëra të mirë.”

Orinda Huta: “Emocioni i skenës së madhe i jep akoma dhe më shumë energji. Presim që të ketë akoma më shumë shpirt në këtë skenë dhe jam e lumtur që ka kaq shumë këngëtarë të rinj që i afrohen skenës së madhe. I uroj të gjithëve shumë suksese.”

Arben Skënderi: “20 vjetori i Këngës Magjike është vërtetë mishërimi i kësaj tribune. Është kthyer vërtetë tribunë të jo vetëm risive në muzikën e lehtë shqiptare, por dhe të promovimit të artistëve.”

Armend Rexhepagiqi kërkon që ata të guxojnë më shumë.

Armend Rexhepagiqi: “Unë do të doja edhe më shumë ta kishin. Unë do të doja të ishin edhe më radikalë edhe më të guximshëm edhe më të eksperimentojnë. Unë gjithmonë dua më shumë”

Por ata na rrëfejnë edhe preferencat.

Armend Rexhepagiqi: “Këtë vit më duket se ka këngë jashtëzakonisht të mira. Fituesi është i pasigurtë dhe kjo mua më kënaq. Me duket se kjo suspancë është gjithmonë e bukur në çdo festival kur ka rivalitete të forta. Por gjithmonë personalitetet e forta krijojnë këngë të mëdha dhe bëjnë festivale të mëdha. Kam përshtypjen se këtë vit kemi disa perla muzikore që do garojnë me njëri-tjetrin.”

-A ke një të preferuar?

Armend Rexhepagiqi: “Po, e kam thënë gjithnjë haptaz, Fifi dhe McKresha. Ndoshta sepse dhe vetë psikopat.”

Arben Skënderi: “Nga këngët e big-ëve më ka befasuar dje në prova, nuk e kisha dëgjuar dje në prova, kënga e Florit. M’u duk sikur ai ka arritur moshën e pjekurisë në krijimtari dhe të të kënduarit si kantautor.”

Armend Rexhepagiqi: “Ishte një interpretim brilant.”

Orinda Huta: “Ja dhanë dhe këta çmimin e parë.”

Armend Rexhepagiqi: “Unë mbes tek Fifi, vetëm lavdërova që ishte një interpretim brilant.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!