Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli pretendon se ka goditur më shumë se 50 objektiva të Hezbollahut në Siri

schedule21:50 - 3 Shkurt, 2024

schedule 21:50 - 3 Shkurt, 2024

Ushtria izraelite ka lëshuar një përditësim mbi operacionet e saj në Siri, duke thënë se ka goditur më shumë se 50 objektiva atje të lidhur me grupin libanez Hezbollah që nga fillimi i luftës.

“Kudo që të jetë Hezbollahu, ne do të jemi. Ne do të ndërmarrim veprime kudo që kërkohet në Lindjen e Mesme,” tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, shkruan Sky News.

Izraeli ka qenë zakonisht i rezervuar për të diskutuar operacionet e tij në Siri.



Hagari theksoi se forcat izraelite kishin sulmuar gjithashtu 34,000 objektiva të Hezbollahut në Liban, duke përfshirë 120 pika të mbikëqyrjes kufitare, 40 depo raketash dhe armë të tjera dhe më shumë se 40 qendra komanduese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!