Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli konfirmon sulmin në kampin Jabaliya: Ishte qendra e operacioneve të Hamasit

schedule19:38 - 31 Tetor, 2023

schedule 19:38 - 31 Tetor, 2023

Zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari tha se ushtria izraelite arriti të marrë kontrollin e një kampi të Hamasit në Jabaliya perëndimore, ndërsa neutralizoi komandantin e Hamasit, Ibrahim Biari. Sipas IDF, Biari ishte komandanti i kampit qendror në Jabalia dhe ishte mbikëqyrës i të gjitha luftimeve në Gazën veriore. Sipas Hagarit, në 24 orët e fundit ushtria izraelite vrau 50 burra të Hamasit.

“Forcat e këmbësorisë dhe tankeve, të udhëhequra nga Brigada Givati, morën kontrollin në kampin e Jambaliya, i cili përdoret nga Batalioni Jambaliya i Hamasit”, thuhet në deklaratë.

Nga ana e saj, organizata nuk iu përgjigj pretendimeve të IDF, të cilat vijnë vetëm disa orë pasi ministria e brendshme e Gazës raportoi se gjatë një sulmi në kampin e refugjatëve Jambaliya, shumë njerëz u plagosën dhe u vranë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!