Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Izrael/ Marshimi i solidaritetit nga familjarët e pengjeve, nesër mbërrijnë në rezidencën e Netanyahut

schedule15:32 - 17 Nëntor, 2023

schedule 15:32 - 17 Nëntor, 2023

Familjet e pengjeve izraelite dhe mijëra mbështetës të tyre marshuan sot në Jerusalem, duke rritur presionin ndaj qeverisë për të siguruar lirimin e tyre gati gjashtë javë pasi u rrëmbyen nga Hamasi dhe u dërguan në Gaza. Marshimi filloi nga Tel Avivi tre ditë më parë.

Policia bllokoi pjesë të autostradës kryesore ndërsa protestuesit filluan të ngjiten në kodrat që të çojnë në Jerusalem. Ata mbanin foto të të dashurve të tyre si dhe flamuj izraelitë, ndërsa brohoritnin slogane si “Nuk do të dorëzohemi, kërkojmë lirimin e pengjeve”.

Familjet dhe mbështetësit e tyre thonë se ata do të përfundojnë marshimin rreth 60 kilometra nesër, të shtunën, përpara rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.



Hamasi mori peng rreth 240 persona gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit. Pengjet, nga foshnjat tek të moshuarit, besohet se mbahen në tunele nën Rripin e Gazës. Mediat izraelite dhe arabe kanë raportuar negociata për të siguruar lirimin e të paktën disa prej pengjeve, por nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë për një marrëveshje të afërt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!