Izolohet një vatër zjarri në Mirditë. “Mbrojtja”: Shmanget rreziku për banesat

schedule12:17 - 7 Qershor, 2022

schedule 12:17 - 7 Qershor, 2022

Është izoluar vatra e zjarrit në fshatin Elgjin në Mirditë duke shmangur kështu rrezikun ndaj banesave.

“Prej disa orësh forcat zjarrfikëse në Mirditë janë duke luftuar me zjarret që kanë përfshirë pyllin me pisha në fshatin Mashterkor të njësisë administrative Orosh. Rreth 54 efektivë të Forcave të Armatosura, forca të zjarrfikëses dhe banorë të zonës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh, në Mirditë. Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat”, njofton ministria e Mbrojtjes.

Zjarret prej ditësh kanë përfshirë disa zona në vend, ndërsa më problematike situata paraqitet në Sazan.

/abcnews.al