Ivanoviç paralajmëronte një vit më parë tensionet në veri

schedule11:37 - 16 Janar, 2018

schedule 11:37 - 16 Janar, 2018

Vetëm pak muaj më parë Ivanovic akuzonte ashpër Beogradin se me mbështetjen e tij ndaj Listës serbe si parti të vetme që përfaqëson interesat serbe në Kosovë, ishte shkak për panik dhe kaos në veri të Mitrovicës.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviç, një vit më parë akuzonte Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të 2017-ës në Kosovë. Ai madje shprehej se në pjesën veriore serbët po frikësoheshin nga serbët e jo nga shqiptarët. Në një intervistë për serben “Danas”, ai shprehej se situata në veri të Mitrovicë ishte e tillë ku serbët përpiqeshin të krijonin panik në kohën e zgjedhjeve, dhe se ai e partia e tij po punonte kundër kësaj. Ivanoviç e cilësonte anti kushtetuese mbështetjen e Beogradit ndaj Listës serbe si dhe shkak për krijimin e trazirave.

Ish-kandidati për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut besonte se KFOR-i dhe EULEX-i do parandalonin ndonjë incident të mundshëm, që do të bëhej në përkrahje të Listës Serbe./abcnews.al