Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Iu shfaq tre herë kanceri, shqiptari nga Kosova rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë

schedule08:39 - 20 Shkurt, 2025

schedule 08:39 - 20 Shkurt, 2025

Shqiptari nga Kosova Ylber Trolli rrëfeu në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” luftën e tij të gjatë e të mundimshme me kancerin. Në vitin 2021, ai tregon se zbuloi një masë në këmbë, por mjekët i thanë se nuk ka asgjë shqetësuese duke i dhënë disa ilaçe për qetësim dhimbjesh.

Pas disa muajsh, iu nënshtrua një operacioni për shkak se dhimbjet ishin të padurueshme. Por kjo do të ishte vetëm ndërhyrja e parë, pasi kreu edhe dy të tjera. Trolli tregoi se sëmundja i preku edhe mushkërinë. Pas ndërhyrjeve në Kosovë, ai u largua drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

Aktualisht po ndjek terapi në Francë, por ai thotë se nuk mund të kryejë kimioterapi pasi këtë mundësi e ka “shfrytëzuar” në Kosovë, gjë që tani nuk i lejohet ta kryejë më.



“Pas operacionit të tretë kam nisur kimioterapinë. Spitali turk thoshte se kimioterapia është e fundit pasi sëmundja mund të shfaqet në pjesë të tjera. E mora kimion në Kosovë, u operova por tani metastazat janë në mushkëri dhe terapia në Kosovë ka penalizuar trajtimin adekuat sipas protokollit të atij tumori. Këtu në Francë më kanë thënë se kemi vetëm një opsion, plumbi i fundit i këtij kanceri ka qenë kimiterapia dhe që ti e ke shfrytëzu këtë opsion. Sipas protokollit nuk mund ta shfrytëzoj më. Jam duke marrë terapi me tableta. Veç me shtuar pak jetëgjatësinë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!