Italia regjistron edhe 63 humbje jete nga Covid, 3,212 të infektuar në 24 orë

schedule18:03 - 29 Shtator, 2021

schedule 18:03 - 29 Shtator, 2021

Italia ka regjistruar 63 vdekje të lidhura me koronavirus në 24 orët e fundit, krahasuar me 65 që u regjistruan të martën. Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetit në vend, në raportimin ditor të rasteve të cilat për sot ishin 3,212.

Italia ka regjistruar 130,870 vdekje të lidhura me koronavirusin që nga konfirmimi i rastit të parë në shkurtin e kaluar. Ky është bilanci i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë së Madhe, i nënti në të gjithë botën.

Vendi ka raportuar 4.67 milion raste deri më tani. Pacientët në spital me Covid, duke mos përfshirë ata që ndodhen në kujdesin intensiv, ishin 3,317 të mërkurën, nga 3,418 një ditë më parë. /abcnews.al/