Italia regjistron 951 raste të reja me Covid-19 dhe 30 humbje jete në 24 orë

schedule21:01 - 23 Qershor, 2021

schedule 21:01 - 23 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 951 raste të reja me koronavirus nga 198,031 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se shkalla e pozitivitetit ishte 0.5 për qind.

Kurse, numri i rasteve fatale për 24 orë ishte 30. Sipas raportimeve, numri i të shtruarve në spital është në rënie.

149 pacientë më pak ndodhen në pavijonet Covid duke marrë kujdes shëndetësor dhe 18 më pak në njësitë e kujdesit intensiv. Të shëruarit për sot janë  5,455. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani Italia ka regjistruar 4,2 milionë të infektuar dhe 127,322 viktima. s.b/abcnews.al/